75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti në Shqipëri, Majk bën gjestin human

Tërmeti në Shqipëri ka bërë gjithë shqiptarët së bashku, për t’u solidarizuar në forma të ndryshme.

Edhe këngëtari dhe reperi i mirënjohur, Majk është bërë pjesë e kësaj duke bashkëndier  me të prekurit e tragjedisë që ndodhi në orët e parë të mëngjesit të së martës, shkruan Indeksonline.

Majk ishte planifikuar që mbrëmë në Tetovë, koncert të cilin ai e anuloi në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit dhe të lënduarave.

Ai këtë e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale ku edhe tregoi se një pjesë e të hyrave të koncertet t’i dhurojë për familjet e prekura nga tërmeti.

Shkrimi i tij i plotë:

Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri, sot nuk munda të performojë në Tetovë edhe pse isha fizikisht aty për t’i respektuar fansat. Bashkëndjeje dhimbjen me familjarët dhe jam shumë i prekur nga kjo fatkeqësi. Një pjesë e të hyrave të koncertit kam vendosur t’i dhuroj për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Falënderoj të gjithë fansat për mirëkuptimin, dhe ju njoftojmë se do të kthehem prapë për të performuar një datë tjetër në Tetovë dhe se të gjitha biletat e blera sot do të jenë valide për datën tjetër. Zoti ju bekoftë.