Tërmeti në Turqi, Osmani nënshkruan në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën turke në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën turke në Prishtinë.
Ajo ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit.
“Pas tërmeteve shkatërruese, nënshkrova Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën Turke në Prishtinë. Ne ndajmë dhimbjen dhe ankthin për këtë tragjedi të madhe. Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave në Turqi dhe Siri dhe mbështetjen tonë të patundur”, ka shkruar Osmani.
Following the devastating earthquakes, I signed the Book of Condolences at the Turkish Embassy in Prishtina. 🇽🇰🇹🇷
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 9, 2023
We share the pain & anguish from this immense tragedy. We express our heartfelt condolences to the families of victims in Türkiye and Syria & our steadfast support. pic.twitter.com/SdTggjb5cT