75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti, Rama në Londër, takon kryeministrin e Holandës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Londër, pasi po merr pjesë në samitin e NATO-s.

Rama para se të nisej për në Londër deklaroi se do të angazhohet personalisht për të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar në vend nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”, shkruan në Facebook, kryeministri Rama pas takimit me homologun e tij nga Holanda.

Postimi i plotë:

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”.