75 Mall Live Search
04:43 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti shkakton panikë te qytetarët në Prishtinë, Policia e Kosovës në gjendje gatishmërie

Tërmeti që ndodhi në mëngjesin e sotëm në orën 03:53 ka shkaktuar panikë dhe shqetësim te qytetarët në Kosovë.

Qindra mijëra njerëz kanë dalur në rrugë, shkruan Indeksonline.

Policia e Kosovës dhe Njësiti Special kanë treguar gatishmëri për të ofruar ndihmë. Lëvizjet e tyre vërehen në kryeqytet.

Njerëzit janë duke qëndruar në rrugë dhe në veturat e tyre duke pasur frikë të kthehen në vendbanime.

/Indeksonline/