75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / MSH

Tërmeti/ Shkon në mbi 25 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Numri i vdekjeve si pasojë e tërmetit që dridhi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të rritet.

Raportimet e fundit janë se deri tash zyrtarisht janë 25 mijë e 401 persona kanë humbur jetën, raporton BBC.

Sipas presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, numri i të vdekurve në Turqi është 21 mijë e 848, derisa 3 mijë e 553 të tjerët janë nga Siria.