75 Mall Live Search
08:53 / E Martë, 25 Prill 2023 / A. M.

Tërmeti ‘shkund’ kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, raportohet për dëme

Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës Rihter ka tronditur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas të dhënave nga faqet zyrtare, bëhet me dije se lëkundja është regjistruar rreth orës 00:34.

Tërmeti me thellësi 9 kilometra e kishte epiqendrën në Pyli, fshat në njësinë rajonale Follorinë, Greqi.

Nga raportimet, mësohet të ketë shkaktuar dëme të vogla materiale, por ka shkaktuar dhe panik tek njerëzit.

Lëkundjet janë ndjerë deri në Korçë.

Pritet që mediat greke të zbardhin më shumë detaje.