75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Tërmkolli: Isa Mustafa kurrë s’ka qenë LDK

“Ka qenë mision i plotë që LDK-ja të shkatërrohet – e kanë sjell pranë shkatërrimit, por nuk janë këto krejt nga jashtë, janë krijuar rrethana të tilla brenda vetë LDK-së”.

Anëtarja e Këshillit të përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku partia së cilës ajo i takon, pësoi një rënie të konsiderueshme

Në edicionin special në Klan Kosova, ajo ka thënë se kjo rënie ka ndodhur për shkak se përbrenda vetë LDK-së ka pasur një përpjekje të vazhdueshme që të zhbëhet ky subjekt politik.

“Edhe ata që nuk janë në LDK pak a shumë mund ta dinë – nuk është që veç ne që jemi në LDK, por kemi punuar shumë, kemi dhënë që ta bënim shtetin dhe natyrisht se secili ka mendimet e veta pse erdhi deri këtu dhe mendoj se ka faktorë të shumtë”.

“Nuk është pasojë e një dite, e ka një histori pak më të gjatë që është shtresuar aq shumë saqë ka ardhur ky rezultat. Gjithçka fillon në vitin 2006 kur LDK-ja u nda në dysh, pastaj në vitin 2010 dihet çka ndodhi – u nda në mes si dhe tashti me Vjosa Osmanin në një farë mënyre gati u zhbë LDK-ja”.

Sipas saj, krejt këto janë mësymje që kanë prapa vetes edhe qarqe të caktuara me mision për ta shkatërruar LDK-në.

“Është shume e dukshme për ta kuptuar se pse LDK-ja është i vetmi subjekt politik në Kosovë që është ndërtuar mbi bazat më të shëndosha politike, është ndërtuar mbi bazën e interesit nacional dhe demokratik”.