75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / S Z

“Termokos”-i bëhet me u.d. të drejtorit

Bordi i drejtorëve të NP “Termokos” Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 18.09.2025, ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, z. Kastriot Bllaca.

Në njoftimin e NP “Termokos” Bllaca ka një përvojë të gjatë dhe të çmuar në këtë ndërmarrje, ku ndërvite ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjes.

“Përvoja e tij shumëvjeçare dhe njohja e thellë me sfidat dhe potencialet e ndërmarrjes përbëjnë një bazë të fortë për të udhëhequr projektet kapitale zhvillimore, që synojnë rritjen e efikasitetit, zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim, po ashtu thuhet se NP “Termokos” me mbi pesë dekada funksionim, ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm, veçanërisht pas realizimit të projektit të kogjenerimit, i cili ka shërbyer si pikënisje për investime të mëtejshme strategjike.

“Ndër projektet më të rëndësishme janë: Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, projekti “Prishtina HeatSave” si edhe ato në proces realizimi si “Solar 4Kosovo” dhe projekti për dyfishimin e kapaciteteve”, thuhet në njoftim..