“Termokos”-i do të përkrahë olimpistën e vetme nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”-it, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se “Termokos”-i do të përkrahë Kiana Kryeziun, olimpistën e vetme nga Kosova në lojërat olimpike dimërore “Pekin, Kinë 2022”, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Tani më, e kemi bërë taditë! Po japim mbështetje për sportistët, të rinjtë dhe studentët!
”Termokos”-i, do të përkrahë Kiana Kryeziun – olimpistën e vetme të Komunës së Prishtinës dhe Republikes së Kosovës në lojerat olimpike dimërore “Pekin- Kinë 2022”.
Disa nga sukseset e Kianës, janë:
Paraqitje në kampionatin botëror në Courchevel-Meribel, “France 2023”
Përfaqësuese në lojërat olimpike europiane për të rinj në Voukatti, “Finlandë 2022”
Përfaqësuese e Kosovës në kampionatin e Amerikës Jugore “South American Cup” në vitet 2023 dhe 2024 në Argjentinë dhe Kili.
Përfaqësuese e Kosovës, nga mosha 16-vjeçare dhe skitare me rezultatet më të mira në arenën kombëtare dhe ndërkombetare vite me radhë
6 medalje në gara te FIS-it dhe kampionate kombëtare
144 pjesëmarrje në gara të ndryshme të Federatës Ndërkombëtare Skitare (FIS).
Në proces të konfirmimit të normës olimpike për lojërat olimpike “Milano Cortina 2026”.
“Termokos”-i, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!