75 Mall Live Search
18:19 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / S Z

“Termokos” i ofron 3 kamioneta “Pastrimit”, për pastrimin e Prishtinës!

 Ndërmarrja “Termokos”,  i ka dhënë në shfrytëzim tre kamioneta Ndërmarrjes “Pastrimi”, si ndihmë për pastrimin e Prishtinës.

Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryeshefin  Ekzekutiv në Ndërmarrjen Pastrimi, Petrit Reçica,  përmes së cilit i janë dhëmë në shfrytëzim 3 kamioneta, të cilat do t’i ndihmojnë kësaj kompanie për bartjen e mbeturinave.