19:43 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / S Z

“Termokos” instalon 452 nënstacione termike, 79 tjera instalohen ditëve në vijim

Kryeshefi i ndërmarrjes “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se 453 nënstacione termike janë instaluar, ndërsa 79 tjera do të instalohen ditëve në vijim.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se 14 nënstacione janë në pritje te krijimit të kushteve teknike.

“Punë e jashtëzakonshme, e një ekipi të pandalshëm. 453 Nënstacione termike të instaluara. 79 Nënstacione do të instalohen ditëve në vijim. 14 Nënstacione në pritje te krijimit të kushteve teknike”, ka shkruar Osmani.