75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / OSH

“Termokos” ndal ngrohjen, pasi s’mund të furnizohet me avull nga KEK-u

“Termokos” ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo ndodhur për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

Aktualisht me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Termokos” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.