18:51 / E Hënë, 11 Mars 2024 / FR

“Termokos” ndan 15 bursa për studentët e UP-së

Termokos” ka ndarë sërish 15 bursa për studentët e UP-së, kështu ka bërë të ditur Fisnik Osmani kryeshef i Ndërmarrjes.

“Për të dytin vit me radhë kemi ndarë 15 bursa për studentët e drejtimeve teknike të Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN).

Është shumë e nevojshme që të bëjmë veprime konkrete, të ndërlidhim fushën e industrisë me studimet inixhinierike.

Praktikën e tillë do ta vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme, duke dhënë shembullin që duhet ndjekur!

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka shkruar ai në postimin e publikuar në Facebook.