“Termokos” nuk ndal punën, punohet në Qendër

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Termokos”, Fisnik Osmani ka bërë të ditur se puna në terren nuk po ndalet.
Kësaj radhe, në Qendër po vazhdojnë lidhjet e tubacionit kryesor për furnizim me ngrohje.
“Si çdo herë, sërish, nisëm javën në terren!
Po vazhdojmë lidhjen e tubacionit kryesor për furnizim me ngrohje për një pjesë të madhe të Qendrës së Prishtinës!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!” ka shkruar Osmani në Facebook.

