17:00 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Termokosi” nis nesër ngrohjen e kryeqytetit

Ngrohtorja e qytetit ka bërë të gjitha përgatitjet dhe është e gatshme të fillojë sezonin e ngrohjes, që do të nisë më 15 tetor.

Afërdita Uka, zëdhënëse në “Termokos”, tha se falë projektit të koogjenerimit edhe këtë vit nuk pritet të këtë vështirësi në ngrohje dhe sipas Ukës, “Termokosi” premton ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët.

Ngrohtorja “Termokos” ka paralajmëruar se sipas kalendarit zyrtar të dielën do të fillojë sezonin e ngrohjes.

Afërdita Uka, zëdhënëse në “Termokos”, i ka thënë televizionit publik se ngrohtorja është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes në tërë lagjet që janë të lidhura me ngrohtoren e qytetit.

“Tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit ngrohës për vitin 2017/2018, që pritet të filloj të diellin me 15 tetor. Gjithçka ka shkuar siç duhet dhe nuk ka pasur asnjë problem që do të mund të pengonte fillimin e sezonit të ngrohjes.”

Uka gjithashtu tha se ngrohtorja e qytetit fal projektit të koogjenerimit edhe këtë vit sikur vitin paraprak premton ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët.

“Fatmirësisht që nga realizimi i projektit të koogjenerimit që nga sezoni 2014/15, “Termokos” ka arritur të furnizojë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore të gjithë konsumatorët. Problemet e ndryshme teknike janë shumë normale duke pas parasysh rrjetin e vjetruar të ngrohjes që daton që nga vitet e 70ta”, tha ajo.

Zyrtarisht sezoni i ngrohjes fillon me 15 tetor dhe zgjat deri me 15 prill. Por varësisht nga lëvizja e temperaturave data mund të ndryshojnë.