21:27 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Termokosi”, probleme me furnizim në disa pjesë të kryeqytetit

Ngrohtorja “Termokosi” vazhdon të ketë probleme me furnizim në kryeqytet.

Kësisoji, banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, zona- perëndim që përfshinë gjithësejë tre hyrje banesash, vazhdojnë të mbesin pa furnizim me nxemje si pasojë e një defekti të cilin ekipet e “Termokosit”, nuk po arrijnë ta identifikojnë.

Nga po i njëjti defekt janë prekur më shumë se 60 banesa në hyrjet e rrugës “Major Mehmet Bushi”, shkruan Indeksonline.

“Megjithëse sezona e furnizimit ka nisur, te ne ende nuk po dihet se kur do të kemi. Tash e 16 ditë Këtu janë parë ekipet e angazhuara që vijnë dhe kthehen mbrapashtë pa ditur se ku qëndron problem, aq më tepër që tash temperaturat do të bien”, ka thënë një banorë i kësaj lagjeje. /Indeksonline/