22:08 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tërnava flet për abuzimet seksuale: Medresa është e shenjtë

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava ka folur edhe për skandalin seksual në Medresenë “Alaudin”.

Tërnava është i bindur në punën e pastër të punëtorëve të këtij institucioni.

“Tash e 10 vjet kanë shkruar mediat për këtë problematikë. Unë e përkrahi prokurorinë, policinë,  çka t’ju bojsh dy profesorëve nëse nesër dalin të pafajshëm, e paditë kot, jau ke shkatërru njerëzve ardhmërinë e dy profesorëve të ndershëm’, tha Tërnava.

“Gjithçka mund të ndodh, unë nuk besoj që ka ndodh, Medresa është e shenjtë, edhe njerëzit aty janë të mirë kanë punu, kanë sakrifiku për këtë komb, për këtë fe për këtë atdhe, ata janë piedestal i ngritun”, ka shtuar tutje Tërnava. /Indeksonline/