Tërnava informon Thaçin në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, në Prishtinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur në një takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin ka biseduar lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, në Prishtinë
“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë midis besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.
Myftiu Tërnava, më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Kosova ?? është atdhe i të gjithëve”, ka shkruar Thaçi.