75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 26 Maj 2026 / Z S

Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët

Kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e Kurban Bajramit.

Në urimin e Tërnavës drejtuar qytetarëve, bëri thirrje për dashuri, unitet dhe solidaritet.

“Kjo festë bartë në vete edhe simbolikën e Kurbanit, një akt i lartë bindjeje dhe sakrifice dhe Zotin e madhërishëm. Kurbani, na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët, kur ndihmon nevojtarin kur afron zemrat dhe forcon solidaritetin mes njerëzve”, deklaroi Tërnava në mesazhin e tij.

BIK-u ka njoftuar se manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40./Indeksonline/