Tërnava mban një konferencë shtypi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë ditës së sotme përmes një konference shtypi do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Sipas njoftimit, ky mesazh do të jepet në sallën e Fakultetit të Studimeve Islame, me fillim nga ora 11:00.
Dje, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.