Tërpeza dhe Lladroci i japin mbështetje të fuqishme Ekrem Kastratit për zgjedhjet e 17 tetorit

Nisma Socialdemokrate në Malishevë ka mbajtur një takim me strukturat e tyre në Terpezë dhe Lladroc të kësaj komune.
Në këtë tkaim kanë marrë pjesë kreu i këtij subjekti, Fatmir Limaj si dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Ekrem Kastrati.
Në këtë tubim, Kastrati ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Tërpeza dhe Lladroci, si gjithnjë, janë rreshtuar fuqishëm krah Nismës Socialdemokrate, si alternativa më e mirë për të mirëqeverisur edhe mandatin e tretë në Malishevë”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.
Postimi i plotë i Kastratit:
Tërpeza dhe Lladroci, si gjithnjë, janë rreshtuar fuqishëm krah Nismës Socialdemokrate, si alternativa më e mirë për të mirëqeverisur edhe mandatin e tretë në Malishevë.
Këto dy fshatra të heroizmit dhe krenarisë, tashmë kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë numrin 119 për jetësimin e projektit tonë Për Malishevën Urbane.
#NISMA119 #PërMalishevënUrbane



