75 Mall Live Search
23:14 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / MSH1

Terras përshëndet marrëveshjen për Ligjin për të Huajt, uron Kurtin për arritjen me ndihmën e BE-së

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka përshëndetur vendimin e sotëm për të Ligjin për të Huajt.

Në një postim në “X”, Terras e përgëzoi Kurtin, duke vlerësuar marrëveshjen si të dobishme për BE-në dhe Kosovën, transmeton IndeksOnline.

“Urime, kryeministri, Kurti për marrëveshjen e arritur sot falë BE-së! Unë besoj se është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Është e jashtëzakonshme që në të ardhmen, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shëndetësinë dhe arsimin në kornizën e Kosovës në përputhje me marrëveshjen!” u shpreh Terras.

Komentet e sotme të Terras vijnë pasi pak ditë më parë, raportuesi për Kosovën e cilësoi 2025-tën si vit të humbur për shtetin.

“Megjithëse të tria zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë në vitin 2025 – dy parlamentare dhe një lokale – u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe të rregullt, procesi normal politik u ndërpre rëndë. Si rezultat, disa reforma politike dhe ekonomike pësuan ngecje dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk mundi të zbatohej”, thuhet në raportin e Terrasit, për Kosovën.