75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / mp

Terras takohet me përfaqësues politikë të komunitetit serb në veri

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon takime të mbyllura me përfaqësues politik të komunitetit serb.

Takimet po mbahen në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Pas takimeve, Terras do të vizitojë edhe fshatin Varagë, të Zubin-Potokut, për të parë nga afër kanalin e “Ibër – Lepencit” që ishte cak i sulmit të 29 nëntorit.

Kjo është vizita e parë e Terras-it më Kosovë  pas emërimit si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.