Terroristi ia vrau djalin në Zelandën e Re, nëna e viktimës vdes pas funeralit të djalit
Nëna e një prej viktimave të Christchurch thuhet se vdiq nga një sulm në zemër vetëm disa orë pas funeralit të djalit të saj.
Mhaisen Adwan vdiq pas pikëllimit të humbjes së djalit të saj në sulmin terrorist në Zelandën e Re, i cili dhjetë ditë më parë vrau 50 persona deri sa po falnin gjumanë, përcjellë Indeksonline.
38-vjeçari u shpërngul në Christchurch nga Jordania gjashtë muaj më parë dhe ishte në pritje të ardhjes së gruas së tij dhe tre fëmijëve.
Fermeri i qumështit ishte i bindur të shkonte në Zelandën e Re pasi vëllai i tij kishte jetuar atje që nga viti 2007 dhe tha se ishte një vend i sigurt për të krijuar familje.
Por ai u qëllua për vdekje së bashku me 49 anëtarë të kongregacionit islamik nëpër dy xhami në Linwood dhe Riccarton më 15 mars./Indeksonline/
