75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / AR

Terroristi që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swift-it me origjinë shqiptare?

Shfaqjet Eras Tour të Taylor Swift në Vjenë, Austri, janë anuluar pasi zyrtarët qeveritarë konfirmuan një komplot të dyshuar terrorist të lidhur me ISIS-in për të sulmuar ngjarje të mëdha, thanë organizatorët të mërkurën.

“Me konfirmimin nga zyrtarët e qeverisë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin “Ernst Happel”, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tre shfaqjet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve,” tha Barracuda Music, organizatori i koncerteve, në një postim në internet .

Njoftimi erdhi menjëherë pasi dy ekstremistë të dyshuar u arrestuan në Austri të mërkurën, njëri prej të cilëve duket se po planifikonte një sulm në një ngjarje të madhe në zonën e Vjenës, siç janë koncertet e Swiftit gjatë fundjavës, thanë autoritetet.

Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën në Austri me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist në një nga tre koncertet që Taylor Swifti do të luante sot, nesër dhe të shtunën në vend është nga Maqedonia e Veriut.

Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi. Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri. Kujtojmë se xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur . Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.

Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë . Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake, të cilat, sipas Bild, u informuan për goditjen e planifikuar nga një shërbim sekret i huaj, arrestuan dy 17-vjeçar si të dyshuar për të njëjtin goditje të planifikuar.