75 Mall Live Search
13:51 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / A. M.

Terrorizëm me subvencione, Serbia vazhdon financimin e grupeve që sulmuan Kosovën, thotë Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë vazhdon financimin e grupeve terroriste!

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka përmendur emrat e personave që morën pjesë në sulmin terrorist në Kosovë.

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka vazhduar ndarjen e të ashtuquajturave “subvencione” për qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë, por në mesin e tyre janë identifikuar më shumë se dhjetë individë që morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.

Kjo dëshmon qartë se Qeveria e Serbisë po vazhdon financimin e grupit terrorist dhe individëve të përfshirë në veprime të dhunshme kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duke tentuar destabilizimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Serbia vazhdon mbështetjen për personat e përfshirë në sulme terroriste, duke dëshmuar praktikisht se qëndronte prapa agresionit në Banjskë. Grupi terrorist tani po kujdeset për sigurinë e Vuçiqit në Serbi dhe për të shtypur protestat e studentëve atje, duke paraqitur kërcënim edhe për qytetarët në Serbi.

Disa nga individët që morën pjesë në sulmin terrorist, e që figurojnë në këto lista, janë:

• Stefan Jovanoviq

• Veljko Gjorgjeviq

• Krsto Damnjanoviq

• Nemanja Stankoviq

• Danilo Iliq

• Stefan Radojkoviq

• Momçilo Vuçkoviq

E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën”, përveç financimit të grupeve terroriste që drejtohen nga Millan Radoiçiq, shërben edhe për pastrimin e parave që kinse ndahen për serbët në Kosovë, por që në fakt shfrytëzohen për qëllime të partisë shtet në Serbi – SNS.

Serbia është i vetmi vend që formalisht pretendon anëtarësimin në BE, ndërkohë që tashmë i janë dëshmuar lidhjet dhe financimet e grupeve paramilitare e terroriste.

Këto fakte duhet të alarmojnë Bashkimin Evropian dhe NATO-n që të ndërmarrin masandaj Serbisë për mbështetjen e drejtpërdrejtë të terrorizmit dhe cenimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

May be an image of blueprint and text that says 'Obrazac Strukture Cena, JN 13-... I.Stefan , Kesovska Mitrovica KOSOVSKA Model:L Done urok kom 4taka 900mms kem ' seoorge Knserska Mitravica UKUPNORSD: RND: สูลือ้ารัา 0,00 Mitrovica kots UKUPNORSD: 0,80 DRum UKUPNORSDI RSDI 6.60 Less invlakat kem 20 koms 2 Lom 1 kom ' 50 Kesenska Mitrovica UKUPNORSD: 0.00'
May be an image of blueprint and text that says 'Kosovska Mitrevkca Obrazac Strukture Cena, JN 13-... Done 206V Bauch 15000 I 1 မှင် kara I I 3/-3.144 Neo hoes I Mitrovica UKLPNORSD: Kesenska Mitrovica 0.00 UKUPNORSD: 0,00 niskepeafilna osovska Mitrenica Re4e UKUPNORSD: hees 1001.2.2AW 0.80 kams 2 เอต์มไต srenlel plotastih UKUPNORSD: kazs 0,00 Bailarevié. 1,00 Mitrovica EDITION peitiskom Masina UKUPNORSD: 0,00 1,00 Jaen Baterijska 1,00 usisavanje kees 1.00 pranjeN kan tvndih odova 2.00 kom 1,00 Kosovaka Kees UKUPNORSD: 15,00 0,00 15,00 do08m neT6T kamplet transportna tolka 4,00 1,00 kormpiet karaplet 0,00'