75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / A. M.

Terrorizoi pejanët duke hyrë me veturë në shesh, kush është personi që u arrestua nga Policia

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 15:20 në komunën e Pejës, saktësisht në sheshin e këtij qyteti, ku një person ka hyrë me veturë dhe i ka terrorizuar qytetarët, për çka raportoi një ditë më parë Gazeta Sinjali.

Ky person ishte vënë nën kontrollë nga një pjesëtar i Policisë i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, e më pas ishte arrestuar.

Merret vesh se personi i arrestuar është Safet Puza, 41-vjeçar, i cili drejtonte një veturë të tipi ‘Passat’ pa tabela dha pa regjistrim.

Për këtë rast tashmë Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa duke arrestuar personin në fjalë, trasnmeton sinjali.

“I dyshuari është arrestuar, lidhur me rastin ëshë konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti ‘Rrezikim i trafikut në publik’.Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar fletë gjobë kundërvajtëse mos posedim të patent shoferit, gjithashtu për shmangie të tarifave të detyrueshme doganore, vetura është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në njoftimin e Policisë.