Terry kujton penalltinë e humbur në finalen e Championsit: Pashë nga kati i 25-të i hotelit…
John Terry ka përjetuar një moment shumë të vështirë në jetën e tij sa i përket karrierës futbollistike.
Ka qenë vetë ish-mbrojtësi anglez ai që ka kujtuar se si penalltia që humbi në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2008 përballë Manchster United, mund t’i kishte kushtuar jetën.
Terry rrëshqiti dhe goditi mbi traversë nga pika e bardhë një tentativë që mund t’i jepte trofeun Chelseat e më pas “djajtë e kuq” ia dolën të fitonim me gjuajtjet e tjera të penalltive.
Një moment tmerri për ish-kapitenin e Chelseat, i cili ka kujtuar në një intervistë mendimet e errëta që i kaluan në mendje sapo shkoi në dhomën e tij të hotelit në Moskë, ku u zhvillua finalja.
“Pas ndeshjes, të gjithë u kthyem në hotel dhe unë isha në katin e 25-të. Unë po shihja jashtë dritares dhe mendoja “Pse? Thjesht pse?”. Nuk po them se po u shfaq mundësia do të hidhesha, por janë gjëra që të shkojnë në mendje në ato momente të veçanta. Pastaj çunat erdhën dhe më morën poshtë. Janë afro momente “po nëse?” ku t’i thjesht nuk e di si mund të shkonin gjërat”, tregoi Terry.
Futbollisti pas asaj finaleje ia doli të vinte duart mbi trofeun në vitin 2012 kur skuadra e tij mundi Bayernin, ndërsa ai vetë ishte i pezulluar për takimin në fjalë.

