19:50 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Terry nuk transferohet në Rusi, refuzon në momentin e fundit

Ish-kapiteni i Anglisë, John Terry ka hedhur poshtë ofertën nga Spartaku i Moskës.

Mesfushori 37-vjeçar është një futbollist i lirë pas largimit nga Villa kur marrëveshja e tij me ta përfundoi më parë këtë verë, shkruan indeksonline.

“Spartakët janë një klub ambicioz dhe unë kam qenë shumë i impresionuar me profesionalizmin e tyre”, tha Terry .

“Por pas vlerësimit të kësaj lëvizjeje me familjen time, ne kemi vendosur që kjo nuk është masa e duhur për ne në këtë moment”.

Duke shkruar në Instagram, ish kapiteni i Chelsea shtoi: “Unë do të doja të përfitoj nga rasti për të falënderuar Spartakun dhe t’u uroj mbështetësve të tyre mirë për pjesën tjetër të sezonit”.

Terry u paraqit 36 herë gjatë sezonit të tij me Villan, të cilët u mposhtën në finalen e play-offit nga Fulham në maj.

Ai më parë ka bërë më shumë se 700 paraqitje për Chelsea, duke i ndihmuar ata të fitojnë trofe të shumta, duke përfshirë pesë tituj të Premier Ligës, pesë FA Cup dhe Ligën e Kampionëve 2012. /IndeksOnline/