Tesla aplikon për tu bërë furnizues i energjisë elektrike në Britani

Prodhuesi i makinave elektrike amerikane Tesla Inc ka bërë kërkesë për licencë për furnizimin me energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar
Qëllimi i licencës nga rregullatori i energjisë mund të jetë prezantimi i platformës Autobidder të kompanisë, thuhet në raport, duke cituar një burim të kompanisë. Aplikimi nuk sqaroi pse Tesla ka aplikuar për licencë, transmeton IndeksOnline.
Autobidder është një platformë për tregtimin e automatizuar të energjisë dhe aktualisht është duke u operuar në Rezervën e Energjisë Elektrike të Tesla’s Hornsdale në Australinë e Jugut.
Duke ndërtuar një biznes për bateritë viteve të fundit, prodhuesi i makinave tani po përgatitet të hyjë në tregun britanik me teknologjinë e tyre./IndeksOnline/.