75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tesla Model 3 bëhet makina më e shitur në Holandë

Tesla ka pasur sukses të madh në Evropë, me prodhuesin amerikan që merr kurorën për më së shumti shitje në Holandë, me Model 3, duke mposhtur VW Polo.

Kompania shiti 5.768 Model 3 muajin e kaluar, duke bërë një kërcim pothuajse të katërfisht nga gushti, sipas shoqatës holandeze të tregtarëve, Bovag. Ndërkohë, kërkesa për Model 3 çoi gjithashtu që Tesla të bëhet marka më e njohur e vendit e makinave në shtator, raporton Autonews Europe.

Tesla Model 3 ka një çmim pre 43.390 euro në Evropë dhe rrezja e saj prej 386 km me bateri aktualisht i jep asaj një avantazh masiv ndaj konkurrencës.

Në përgjithësi, marka VW akoma udhëheq regjistrime të makinave të reja në Holandë brenda një viti, me 36,449 njësi, krahasuar me shitjet totale të Tesla prej 13,991.

Tesla Model 3 është gjithashtu automjeti më i shitur në Norvegji. /IndeksOnline/