Tesla shkurton stafin për 7%
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha se kompania e tij do të zvogëlojë stafin për 7%, duke shtuar se rruga përpara është “shumë e vështirë”.
Prodhuesi amerikan i makinave elektrike dhe pajisjeve solare i njoftoi punonjësit për shkurtimet dhe planet e tjera në një email të postuar në ueb-faqen e Tesla-s.
JUST IN: Tesla is slashing its workforce by 7% https://t.co/Upnf3tQbul pic.twitter.com/3hMeheTwCu
— CNN Business (@CNNBusiness) January 18, 2019
Musk tha se makinat e kompanisë “janë shumë të shtrenjta për shumë njerëz”.
Ai tha se Tesla shpreson të ketë një “fitim të vogël” në tremujorin e tanishëm.
Tesla ka rreth 45,000 punëtorë dhe shkurtimi prej 7% mund të prekë rreth 3,150 prej tyre.
Kompania tha se ka prodhuar rreth 245,000 makina elektrike vitin e kaluar, por, megjithatë, prodhimi më 2018 nuk e ka arritur synimin për prodhim të 500,000 makinave.