Tesla, vetura më e shitur aktualisht në Zvicër
Tesla ka shitur 1094 vetura Model 3 në Zvicër gjatë muajit mars të këtij viti, sipas statistikave të “Auto Schweiz”.
Kjo shifër e vendos markën amerikane në krye të listës së veturave më të shitura në Zvicër, dhe është hera e parë që një veturë elektrike zë vendin e parë për nga shitjet në vendin alpin, shkruan techgarage.
BREAKING: In ??, the #Tesla #Model3 outsold ALL other cars in March. For the 1st time in history, a fully electric car (#BEV) is the most sold model of the entire car market – with a huge lead of 37% over the runner-up. Congrats & thank you, team @Tesla and @elonmusk! pic.twitter.com/EK7JQRMfmb
— ceo plus, Roger Rusch (@ceo_plus_ch) April 8, 2019
Për muajin mars, Tesla si markë arriti 4.3 për qind të tregut në Zvicër, që po ashtu është një rekord për prodhuesin.
Ndërkaq, vetura e dytë më e shitur gjatë kësaj periudhe ka qenë Skoda Octavia, me gjithsej 801 njësi të shitura.