Test tjetër për Makronin, raundi II i zgjedhjeve për këshilltarë në 13 rajonet e Francës

Pretendentët kryesorë për skenën politike franceze janë në pritje të rezultatit të zgjedhjeve rajonale të cilat përmbyllen të dielën. Presidenti Makron dhe politikania e ekstremit të djathtë, Lë Pen, shpresojnë të dalin më të fortë në raundin e dytë pasi dështuan në të parin.
Rajonet franceze pritet cilët do të jenë fituesit pas dy raunde zgjedhjesh ku kanë humbur pozitat si partia e presidentit Emanuel Makron edhe e djathta ekstreme e Marin Lë Penit.
Të dielën e shkuar, vetëm 36 për qind e qytetarëve hodhën votën për këshilltarët e 13 rajoneve kryesore të vendit, dhe po kaq priten këtë fundjavë.
Zyrtarët të cilët për një mandat 6-vjeçar ushtrojnë pushtetin në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit rajonal, transportit jourban, portet dhe aeroportet, menaxhimin e shkollave dhe formimit profesional.
Lista e kandidatëve është e përbërë në mënyrë të barabartë me burra dhe gra të cilët mund të alternohen midis dy raundeve.
Edhe pse kontrollon presidencën dhe dhomën e ulët të parlamentit, partia e re e kryeshtetarit francez provoi në raundin e parë se gëzon mbështetje të dobët në nivel lokal dhe rajonal, edhe pse në 2017-ën arriti vetë të mundë republikanët dhe Partinë Socialiste.
Ultradjathtista Lë Pen, ndërkaq, duke shfrytëzuar frymën antiemigracion dhe anti-BE në vend, shpreson ta rritë peshën politike duke synuar postin e presidentit Makron në vitin 2022.
Sondazhet e para për zgjedhjet priten të dielën në mbrëmje, pas orës 20.