Testet mjekësore ndërlikojnë transferimin e Qëndrim Zybës në Legia Warsawa?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është afër transferimit të madh në ekipin e Legia Warsawa.
Por, sipas gazetarit polak, Kryzsztof Marciniak një transferim i futbollistit kosovar në Poloni mund të dështoj, kjo për shkak të testeve mjekësore, shkruan Indeksonline
Duket se futbollisti kosovar ka pasur probleme pas testeve mjekësore, pasi lindën disa dyshime për fizikun e lojtarit, kurse sot klubi polak do të ketë një takim për ta marrë një vendim po/jo.
Oferta e radhës që ka bërë Legia në drejtim të klubit kosovar, FC Ballkani është huazim me të drejt blerje në fund të sezonit./Indeksonline/