Testeve për koronavirus i nënshtrohet edhe Demiral, dalin rezultatet

Futbollisti tjetër i Juventusit, Merih Demiral i është nënshtruar gjithashtu testeve për koronavirus.
Mirëpo sipas raportimeve të mediave turke fatmirësisht rezultatet kanë dalur negative, transmeton IndeksOnline.
Kurse Rugani, Matuidi dhe Dybala tashmë janë tre futbollistët e Juventusit që kanë dalur pozitiv me koronavirus.
Italia tashmë është një nga vendet më të prekura nga ky virus ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 793 njerëz e që bëri që numri total i personave të vdekur nga ky virus të shkoj në 4.825./IndeksOnline/.