75 Mall Live Search
18:44 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Testeve për koronavirus i nënshtrohet edhe vajza e Trump

Ivanka Trump e cila është vajza dhe këshilltarja e Presidentit amerikan, Donald Trump i është nënshtruar testeve për koronavirus.

Rezultatet për të kanë dalur negative, transmeton IndeksOnline.

Pas këtyre rezultateve sipas DailyMail ajo është kthyer të punojë në Shtëpinë e Bardhë.

Disa persona të cilët kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë raportohet që janë vetëizoluar mirëpo shumë prej tyre janë duke e vazhduar punën normalisht./IndeksOnline/.