75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 25 Mars 2024 / L K

Testi i dytë për Kombëtaren, sot “All In” në Stokholm

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme miqësoren e dytë të këtij muaji. Në Stokholm në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 kuqezinjtë do të përplasin “brirët” me Suedinë.

Një duel mjaft i rëndësishëm për ‘djemtë’ e Sylvinhos, të cilët kërkojnnë të reagojnë për humbjen 3-09 ndaj kilit. Të gjithë janë ‘sy e veshë’ nga Stokholmi, ku fitorja është mëse detyrim për kombëtaren shqiptare për të lënë pas disfatën e 3 ditëve më parë.

Një test shumë delikat, ku trajneri brazilian do të vendosë edhe pikat mbi “i” sa i takon lojtarëve që do të duhet të marrë me vetë në Euro 2024. Lajm i mirë për këtë takim është rikthimi i Etrit Berishës, i cili për shkak të një problemi mungoi ndaj Kilit.