Testi i maturës (afati i dytë) mbahet, më 10 tetor 2020

Këshilli Shtetëror i Maturës ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar për afatin e dytë të maturës shtetërore 2020 dhe është vendosur që 10 tetori 2020 të jetë dita e mbajtjes së testit të maturës për afatin e dytë.
“Kryetari i KSHM-së, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se nga 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Ai ka theksuar se, më pas, nga 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të maturës shtetërore për këtë vit”, thuhet në njoftimin e shtypit.
Në afatin e parë të maturës shtetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i provimit të maturës./Indeksonline/