75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Testi i maturës do të mbahet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konfirmuar të martën mbajtjen e testit të maturës, që është shtyrë për shkak të pandemisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar të martën një donacion të pajisjeve mbrojtëse nga Ambasada Amerikane.

Ministrisë i janë ndarë maska dhe dezinfektues nga Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të SHBA-së. Donacioni është për test të maturës.

Sipas ministrit Ramë Likaj donacioni ndihmon në realizimin e një procesi të rëndësishëm për maturantët.

“Donacioni përmban 21 mijë maska mbrojtëse dhe 3800 dezinfektues për duar, të cilat do të shpërndahen nëpër qendrat e testimit gjatë realizimit të Provimit të Maturës Shtetërore 2020”, thuhet në njoftim.

Ndonëse testi vetëm është shtyrë për fund të gushtit, ka pasur dilema në mesin e maturantëve nëse ai do të mbahet.