10:36 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Testi përmes detektorit, tregon se “njeriu që pretendon se vije nga viti 6941” po thotë të vërtetën

“Udhëtari i kohës” që beson se vije nga viti 6491, por që ka mbetur në vitin 2018 pasi makina e tij kohore është prishur, është testuar përmes detektorëve, që tregojnë nëse po thotë të vërtetën ose jo.

Historia e James Oliver dyshohet, por ekspertët paranormal thonë se ata e vendosën në testin e provës, dhe rezultatet tregon se ai po thotë të vërtetën.

Oliver pretendon se ai jeton realisht disa shekuj përpara se ne që jertojmë tani, por që është dërguar prapa në kohë.

Kanali paranormal “ApexTv”, ka shpërndarë në kanalin e tij në Youtube eksperimentin, i cili ka rezultuar pozitiv.

Oliveri ka kaluar çdo pyetje.

“Vitet e juaja janë ndryshe nga tona”, thotë ai përderisa flet, por fytyrën e ka të mbuluar.

“Prej nga vi unë, vitet janë më të gjata. Plani im është shumë më larg nga dielli se plani juaj. Por ne kemi matematikanë të talentuar të cilët i llogarisin mirë këto vite nga ato të qytetërimeve të tjera”.

Edhe pse ai ka një theks të Birmingham, me një tingull nga SHBA, ai pretendon se është nga hapësira e jashtme.

Duke përshkruar dritën e jetës, tani ai thotë se janë zbuluar më shumë specie dhe planete- dhe se ka luftime që vijnë mes njerëzve dhe alienove.

Ai thotë: “Ne zbulojmë pothuajse çdo ditë plante dhe galaksi të reja. Shumica e tyre janë asgjë.

“Ka shumë planete që janë më inteligjente se njerëzit”.

Ai ka treguar se në botën tonë ka pasur shumë konflikte, por që shumica e tyre janë futur në kontroll nga federata shumë shpejt.

Duke iu referuar Oliverit, ngrohja globale do të bëhet më keq dhe se plani jonë do të bëhet më i nxehtë./Indeksonline/