75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / AR

“Testim në IKSHPK vetëm me udhëzime”, vjen reagimi i VV-së

Gjatë ditës është përfolur se IKSHPK ka marrë vendim që testimet kundër Covid-19 të kryhen vetëm me udhëzime, ndërsa lidhur me këtë erdhi reagimi nga Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se ky vendim është marrë nga Qeveria Hoti.

Vendimi për testim në IKSHPK dhe Institutet regjionale, vetëm në bazë të udhëzimit të mjekut (sipas indikacioneve epidemiologjike), si dhe testim vetëm për ata që udhëtojnë jashtë vendit për arsye shëndetësore, është një ndër vendimet e fundit të Qeverisë në ikje. Pra është marrë në fund të javës së kaluar. Sa për sqarim“, shkroi ajo në Facebook.