18:45 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Testimet e reja për koronavirus – Te Gjilani një futbollist del pozitiv

Me testimet e reja për koronavirus te klubi i Gjilanit, një futbollist ka rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi  i Gjilanit përmes një komunikat zyrtare të lëshuar në faqen e tyre në “Facebook”, shkruan IndeksOnline

Gjithashtu pozitiv del edhe një pjesëtar i shtabit teknik, ku sipas klubit gjendja e tyre është stabile dhe që të dy janë izoluar.

“KOMUNIKATË ZYRTARE

Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.

Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.

Sport Club “Gjilani” falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”.

Mos i humb