75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / B O

Testimet ekstreme të “Volvo”-së, modelet e reja i hedh nga një lartësi 30-metrash

Volvo ka kaluar kufijtë në testimet e sigurisë së makinave të saj të reja. Marka e famshme suedeze i ka hedhur ato nga 30 metra lartësi, për të parë ndikimin që do të ketë te makina një përplasje me shpejtësi të lartë.

Sipas Volvos, është e pamundur që të simulosh një përplasje në rrugë nëpër laboratorët ku bëhen testimet e zakonshme të përplasjeve sepse nuk e barazon dot në laborator forcën e një aksidenti real. Ndërsa, një përplasje nga lartësia e bën diçka të tillë.

Në testime ishin të pranishëm edhe forca nga emergjencat, për të provuar se si mund të ndihmohen dhe nxirren nga automjetet e shkatërruara personat e përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.