22:53 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Testimet për vaksinën kineze, vullnetarja vdes nga pneumonia

Një vullnetare e përfshirë në testimet për vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm ndërroi jetë si pasojë e pneumonisë.

Gazeta The Hindu njofton se nuk dihet nëse ajo kishte marrë vaksinën apo një plasibo (imitim i vaksinës).

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Peru.   

Raportohet se vullnetarja luftoi një javë për jetën.

Autoritetet thanë se do e hetojnë rastin në fjalë. Në dhjetor të vitit të shkuar, Peruja pezulloi testimet për vaksinën kineze pas shqetësimeve për efektet anësore.

Kurse Brazili i ndërpreu testimet pas një vdekje të regjistruar. Një person vrau veten.

Shqipëria është furnizuar me vaksina kineze edhe pse nuk kanë marrë miratimin e enteve përkatës në SHBA dhe BE.

Vaksina është kritikuar për efektet anësore dhe për faktin se nuk ka të dhëna shkencore për të.