75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / OSH

Testimi i rrugëve njëkahëshe vazhdon edhe nesër

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Prishtinës ka testuar shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Për pasojë kolonat kanë qenë të gjata dhe janë duke vazhduar gjatë gjithë ditës në rrugët e Prishtinës.

Ky testim ka filluar sot që nga orët e mëngjesit, ndërkohë që shumë shoferë janë ankuar se kjo gjë vetëm se po e bën trafikun më të dendur.