Testohet 4 herë në javë për COVID/ Revoltohet reperja: Sa herë ne testohemi paguajmë 250 $

Reperja me famë botërore Cardi B, ka zbuluar se herë pas here po testohet për COVIDIN-19, pasi i druhet një infektimi të mundshëm për shkak të kontakteve me shumë njerëz.
“People”, shkruan se reperja ka treguar së fundmi se shpenzon shuma të mëdha parash jo vetëm për t’u testuar vetë, por edhe për skundrën e saj. Ajo është shprehur se në këtë situatë shumë njerëz po përfitojnë në kurriz të të tjerëve.
“Unë testohem për COVIDIN-19 4 herë në javë. Skuadra që kujdeset për mua dhe menaxherët po ashtu testohen. Sa herë që ne testohemi harxhojmë 250$. Kjo është me të vërtetë një biznes i ri”, ka treguar ajo.
“Është falas kur shkon te doktori, por kur është për punë dhe t’i duhet të marrësh njerëz që ta bëjnë testin në shtëpi, nuk është falas. Është e domosdoshme që të testohemi, sepse nëse ti je në hapësirën time dhe infektohesh me Covid, unë mund të paditem”, është shprehur reperja.
Cardi B ka shpjeguar se nuk e ka bërë të gjithë këtë për t’u ankuar, por për të nxjerrë në pah faktin se testimet “janë kthyer tashmë në një biznes të mirëfilltë, sikur t’ishin pjesë e planit të pandemisë”.