Testohet automjeti i parë me shpejtësi prej 10.620 kilometrash në orë
 Air Force Test Center ka testuar për herë të parë automjetin hipersonik që ka kapur shpejtësinë 10 mijë e 640 kilometra në orë. 
 
Siç është raportuar nga kompleksi i zhvillimit të inxhinierisë “Arnold”, i vendosur në bazën Holloman të Forcave Ajrore të SHBA-së, automjeti hipersonik ka kapur shpejtësinë më të lartë ndonjëherë dhe gjithçka ka qenë sipas parashikimeve./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                