22:16 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Testohet me sukses motori më i madh i avionit në botë (Video)

Boeing ka testuar me sukses motorin më të madh të avionit në botë pasi një 747 i modifikuar u ngrit nga Victorville sot në Kaliforni.

“Megaplani” gjigant u ngarkua me motorin GE9X i cili pritet të përdoret për fluturime komerciale nga 2020.

GE9X u ngarkua së bashku me motorë të vegjël në mënyrë që inxhinierët të mund ta testonin atë pa rrezikuar pasagjerët ose ekuipazhin në aeroplan.

Është një sukses i madh për “General Electric” pasi kompania amerikane është detyruar të vonojë testimin e prototipit të motorit vitin e kaluar./Indeksonline/

 

Temat: