75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Testohet stafi i MPJD-së, dalin negativ me COVID-19

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), një numër i stafit të Ministrisë dhe Kabinetit, janë testuar për COVID-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). 

Testimet janë bërë për shkak se një punonjëse e MPJD-së, ditë më parë u konfirmua me këtë virus, të marrë nga një familjar i saj.  Për fat të mirë, të gjitha testimet e sotme kanë rezultuar negative.

“Në të njëjtën kohë, që nga momentet e para të dyshimeve e deri më sot me rezultatet negative, MPJD ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme parandaluese, sipas udhëzimeve nga institucionet tona. Këto masa do të vazhdojnë të aplikohen deri në tejkalimin e situatës. Për këtë motiv, për ta mbrojtur shëndetin publik, sot dhe nesër të gjitha takimet fizike të parapara i kemi anuluar.

Nga e mërkura do vazhdojmë me takime virtuale deri në relaksimin e masave, konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Indeksonline